Shpëtimi i vogëlushëve në Tajlandë do të bëhet film

“Pure Flix Entertainment” do të adaptojë në ekranin e madh historinë e shpëtimit të skuadrës së futbollistëve të vegjël në një shpellë në Tajlandë, ngjarje që tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën.

Michael Scott, themeluesi i “Pure Flix”, që jeton në Tajlandë, ishte në skenën e shpëtimit për disa ditë.

“Kuraja dhe heroizmi në të cilin asistova më simuluan në mënyrë të jashtëzakonshme, kështu që po, do të bëhet film”, -tha Scott për “The Hollywood Reporter”.

Scott tha se ka folur me disa prej 90 palombarëve që u përfshin më misionin e kërkim-shpëtimit dhe falë kontakteve tajlandeze me disa nga anëtarët e familjes së djemve të ngecur në shpellë, edhe pse vetë djelmoshat janë spital.

Kalvari i skuadrës së futbollit nisi më 23 qershor, kur brenda në shpellë u rrit niveli i ujit prej motit të keq, duke i bllokuar brenda. Djemtë dhe trajneri i tyre u shpëtuan të gjithë një ditë më parë.