Shpërthen skandali në shtëpinë e Beyonce

Këngëtarja e njohur Beyonce ka mbajtur sekret faktin që ka një gjysmë-motër, fëmija që ka lindur nga dashuria e babait të saj me një grua të arrestuar për prostituticion, sa gjysma e moshës së tij.

Një test ADN-je, i urdhëruar nga gjykata, ka treguar se 99.9% vajza 7-vjeçare me emrin Koi është fryti i dashurisë së babit të Beyonce, Mathew Knowles dhe striptistes 31-vjeçare TaQoya Branscomb.

Mathew, 65-vjeç nuk e ka pranuar kurrë vajzën e tij Koi pasi në sytë e tij mesa duket është e padëshirueshme. Në vitin 2009 nëna e Beyonce, Tina Knowles kërkoi divorcin nga Mathew pasi kuptoi se ai ishte bërë baba i një fëmijë tjetër.

Ndërsa këngëtarja i ka mbajtur qëndrim dhe që pas divorcit me Tinën nuk i ka folur më babait të saj.

Beyonce ka larguar shumë babanë e saj nga jeta e saj që kur ai dhe Tina u divorcuan, dhe ai është bërë gjithnjë e më i neveritshëm dhe i turpshëm,”-ka thënë një burim.