Shpërthejnë kritikat e ashpra ndaj Dior

Ajo ka festuar 25-vjetorin e lindjes vetëm pak muaj më parë por Cara Delevingne nuk pritej të ishte fytyra e një linje kremërash kundër rrudhave.

Bukuroshja londineze është imazhi më i fundit i Dior Capture, një linjë produktesh e cila fokusohet nga serumi, pastruesi i fytyrës dhe kremërat kundër rrudhave.

Përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, kanë shpërthyer ndaj zgjedhjes së kësaj firme për modelen shumë të re në moshë.

“Cara bukuroshe është vetëm 25-vjeçe. Unë jam 51-vjeçe dhe jam targeti i audiencës suaj. Eshtë një krem anti rrudhë. Kjo është diçka e padrejtë për të dhe për mua”, shkruan një komentuese.

Shumë të tjerë kanë shtruar pyetjen se pse kompania nuk ka zgjedhur një modele të madhe në moshë për promovimin e këtyre produkteve.