Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene

Që nga ndarja e tij me modelen, Afërdita Dreshaj, këngëtari kosovar, Shpat Kasapi, ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së medias jetën e tij private.

Por një gjë e tillë zgjati disa vite, ndërkohë që Shpat Kasapi ka vendosur të prezantojë fansat e tij me një vajzë bukuroshe, e cila i ka “rrëmbyer” atij zemrën.

Në foton e postuar në rrjetin social Instagram, këngëtari kosovar shkruan se vajza është marokene dhe se prania e saj e bën të ndjehet mjaft mirë: ‘Vajzat marokene krijojnë ylberet. Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të bukur’.