Shpallet çmimi Nobel në Fizikë, Ajnshtajn kishte pasur edhe një herë të drejtë

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës ka ndarë çmimin Nobel në Fizikë 2017. Çmimi është ndarë, gjysma për Rainer Weiss dhe gjysma tjetër për dy shkencëtarë, Barry C. Barish dhe Kip S. Thorne “për kontribute të rëndësishme për detektorin LIGO dhe observimin e valëve gravitacionale”.

Valët gravitacionale të universit u observuan për herë të parë më 14 shtator 2015. Valët, që u parashikuan nga Albert Einstein njëqind vjet më parë, kanë ardhur nga një përplasje mes dy vrimash të zeza. U deshën  1.3 miliardë vite për valët të arrinin në detektorin LIGO në Amerikë.

Sinjali ishte jashtëzakonisht i dobët kur arriti Tokën, por tashmë po premton një revolucion në astrofizikë. Valët gravitacionale janë një mënyrë krejt e re e vëzhgimit të ngjarjeve më të dhunshme në hapësirë dhe e testimit të njohurive tona.