Shokon modelja e njohur: “Ronaldo përdor bokse me mbushje për …”

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, Ronaldo përfitoi kohë ekstra para garës së verës .
Ai e kaloi pjesën më të madhe në atë kohë në Ibiza dhe fotot e tij me jahtin, njerëzit dhe detin blu qarkulluan në të gjithë internetin.
Pjesa më e madhe e thashethemeve u përqendruan tek një zeshkane e quajtur Paula Suarez e cila ishte parë e afërt me Ronaldon.
Por në një intervistë për Novella 2000, një bjonde nga jahti, Elisa de Panicis, tha se ishte ajo vajza që po shoqëronte Ronaldon gjatë pushimeve.
Një vit më vonë ajo është shfaqur në një reality show televiziv të quajtur Doble Tentacion, ku ka deklaruar se futbollisti Christiano Ronaldo i mbushte bokserat e tij me pambuk në reklamat e ndryshme të të brendshmeve si Calvin Klein, në mënyrë që të jepte një efekt më të madh tek vendi i tij intim.
Nuk dihet nëse modelja ka thënë të vërtetën, apo e ka bërë gjithçka për të fituar vëmendje.