Shkrumbohet kamioni me pije në Levan të Fierit (Video)

Një kamion i tonazhit të lartë i ngarkuar me birra dhe pije freskuese ka marrë flakë papritur teksa levizte në rrugën Levan -Vlorë, duke u shkrumbuar i gjithi. Nga pamjet ne terren duken se kamioni është zhvendosur në anë të rrugës duke liruar trafikun që e kishte bllokuar prej 40 minutash. Dëmet materiale janë të konsiderueshme,por ende nuk dihet për fatin e shoferit të kamionit dhe shkaqeve që mund të kenë çuar në djegien e tij.