Shkojnë pë inspektim por bllokohen në Progonat, niset helikopteri për shpëtimin e policëve

Shefi i Rendit të Policisë së Tepelenës, Roland Zhapa, dhe një oficer policie, Fejzo Meçi, prej mbrëmjesh së djeshme, janë bllokuar në një zonë të vështirë në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh.

Një helikopter nga Tirana dhe shtabi i emergjencave po shkon drejt vendit ku janë bllokuar dy efektivët e policisë një zonë mjaft e thepisur, e vështirë, e ngjashme me greminën, ku nuk kap as valë telefoni.

Mbrëmjen e djeshme dy efektivët e policisë kishin dalë për inspektim të zonës për kontroll në kuadër të pa të parcelave të kanabis  dhe janë bllokuar në këtë zonë dhe nuk kanë mundur të ktheheshin.

Sot në mëngjes kanë qenë dy banorë të fshatit të cilët pasi kanë dëgjuar të bërtiturat për ndihmë të policëve kanë njoftuar policinë e Tepelenës.

Këta të fundit Shtabin e Emergjencave Civile.  Drejt Progonatit është nisur një helikopter i cili do të ndihmojë efektivët e policisë për ti nxjerrë nga zona ku ndodhen.