Shkëputet shkëmbi në ishullin grek, tmerrohen turistët

Një masiv shkembi u shkëput në një zonë turistike në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën Navagio, një plazh shumë i njohur në ishullin Zakynthos.

Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është bërë një dallgë e madhe që u përplas në breg dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi të vërtetë.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar me shumë pushues, të cilët janë përfshirë nga paniku.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.

Nga kjo ngjarje mësohet se ka mbetur e plagosur vetëm një pushuese.

Policia dhe Rojet Bregdetare janë në vendin e ngjarjes për të gjitha masat paraprake. Ndërkohë të gjitha anijet janë hequr.