Shkëputet masivi shkëmbor në Vlorë, rifillon qarkullimi

Shkëputet një pjesë e madhe shkëmbi pranë plazhit të njohur si “Kalaja” në Vlorë, duke krijuar panik në zonë.

Gjithçka, pasi pas shkëputjes së masës së shkëmbit mesditën e sotme, ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen pjesë të tjera.

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Fatmirësisht si pasojë e shkëputjes së shkëmbit nuk ka të lënduar në njerëz. Për menaxhimin e kësaj situate janë njoftuar emergjencat civile, reparti i xhenios, si dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës.

Policia fton të gjithë udhëtarët që pas punës së forcave xheniere rruga është zhbllokur dhe qarkullimi vazhdon normalisht.