Serial mbi mafien dhe besën shqiptare

Shkrimtari dhe skenaristi i njohur britanik, Tony Jordan po punon në një projekt televiziv që rrëfen për mafien shqiptare.

Ai është bashkuar me “Antenna Group” për të prodhuar “Besa”, një seri prej 45 minutash, e ndarë në 12 episode.

“PRVA” në Serbi, “Planet TV” në Slloveni dhe “RTL” në Kroaci e kanë “porositur” një projekt të tillë.

Produksioni do të punojë deri në muajin shtator, kur edhe mendohet të fillojë transmetimi i serialit, fillimisht në këto tre shtete.

Peter Smith nga “Antenna Group” ka thënë se drama do të trajtojë çështjen e identitetit, moralit dhe lidhjeve ndërnjerëzore. Gjithçka do të fokusohet në kodin moral të shqiptarëve, në lidhjen mes besës dhe mafisë.

“Antenna Group po punon që më pas seriali të shpërndahet në Europë dhe në shtetet ku një temë e tillë do të zgjonte interes.