Serena Williams është shtatzënë me fëmijën e parë

Vetëm pak muaj pasi ndau lajmin e gëzueshëm të propozimit për martesë nga i fejuari, Serena Williams ndan një tjetër lajm. Tenistja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të parë.

35-vjeçarja e ka bërë të ditur lajmin përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social “Snapchat”, ku shfaqet me rroba banje trup, ngjyrë të verdhë. Tenistja momentalisht ka treguar se gjendet në javën e 20-të të shtatzënisë ndonëse ajo e ka fshirë foton një orë më pas, lajmi u përhap!

Menjëherë pasi mësuar lajmin, fansat e tenistes kanë nisur të bëjnë llogaritë e të mos u shpëtoj një detaj i rëndësishëm.

Llogaritë dhe javët tregojnë se Serena duhet të ketë qenë 8-javëshe kur ajo fitoi titullin e 23-t të “Grand Slam”-it në turneun e ” Australian Open “, në janar të këtij viti, ku mundi motrën e saj Venus Williams.

Serena Williams dhe partneri i saj Alexis Ohanian u fejuan në dhjetor të 2016-s.