Sekreti për të qënë të bukur si Jessica Alba

Aktorja e cila është njëkohësisht themeluesja e kompanisë Honest, një markë që përmban produkte të konsumit të përditshëm familjar, këtë herë na vjen në ndihmë nëpërmjet këshillave për një jetë më të shëndetshme. Ajo ka një zgjidhje për të gjithë, mamatë shtatëzënë, personat mbipeshë apo për ata që kanë kaluar një natë të çmendur dhe kanë përfunduar me dhimbje të tmerrshme koke. Jessica, nëpërmjet video serive ju tregon se si të bëhëni ekspert në përkthimin e gjuhës që trupi juaj komunikon. E kush më mirë se një super mami si Jessica mund të na bindte për të ndjekur një dietë të shëndetshme për trupin tonë ?