Së shpejti një ishull i krijuar i gjithi nga Lindsay Lohan

Aktorja e famshme që u kthye sërish në normalitet pas problemeve me substancat narkotike dhe kërcënimet nga ish i fejuari po përgatit disa projekte interesante për të ardhmen. E ftuar në “The Wendy Williams Show” Lindsey Lohan ka treguar se shumë shpejt do të skicojë një ishull në Dubai dhe është shumë e emocionuar për këtë fakt. Ajo ka nënshkruar një kontratë me “The Worlds Island” me të cilët po planifikon krijimin e një arkipelagu artificial pranë shtëpisë së saj në Dubai. “Do të kemi një ‘Lohan Island” -është shprehur moderatorja e emisionit ndërkohë që aktorja 31-vjeçare ka shtuar se me këtë projekt do të merret fill pas përfundimit të xhirimeve të serialit të saj më të ri i quajtur “Sick Note”.