Scherzinger humb mundësinë për "Beywatch"

Në një intervistë të dhënë për revistën “Glamour”, këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger është shprehur se dëshironte që të ishte vajza e re e “Beywatch”.”Ndoshta nuk duhet ta them këtë, por unë nisa të ushtrohesha fizikisht çdo ditë, e motivuar për të patur të pasme në formë, pasi isha e vendosur të isha vajza e ardhshme e “Baywatch”. Jam një vajzë që e pëlqej detin, e dua atë”.Por Nicole e humbi rastin të ishte pjesë e këtij filmi, ku në vend të saj është modelja Kelly Rohrbach, e cila do të shfaqet përkrah Zac Efron dhe Dwayne Johnson. Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2017.