Scarlett Johansson, pa frena në “Rough Night”

Scarlett Johansson është një ndër aktoret protagoniste të filmit “Crazy Night”, disa klipe argëtuese të të cilit u publikuan, për të informuar fansat rreth filmit komedi që pritet të dalë më 16 qershor. Krah saj luan edhe Kate McKinnon, e cila ka qenë pjesë e “Ghostbusters”.

Filmi bazohet mbi pesë shoqe që marrin një shtëpi me qira në Miami, për të organizuar festën e beqarisë së njërës prej tyre. Mes striptistëve, drogës dhe alkoolit, do të kalojnë një natë të shfrenuar, pa frena, duke zbuluar vetëm në mëngjes trupin e pajetë të njërit prej striptistëve, në banesën e tyre. Dhe kështu duhet të vendosin se si të dalin nga situata, në një stil “Hangover”-i tërësisht femërore.

Tre miket e tjera të “Rough Night” janë edhe Jillian Bell, Zoë Kravitz dhe Ilana Glazer. Mes kastit të aktorëve spikat edhe Demi Moore.