Veliaj: Subjektet, 1 javë kohë për lirimin e hapësirave publike

Lokalet që kanë nxjerrë tavolinat në trotuar apo në rrugë, ata që kanë zënë vendparkim me blloqe betoni apo vazo lulesh, si dhe hapësira pranë stadiumit “Dinamo”, e cila është zënë me makina për shitje kanë afat deri në fund të javës tjetër per te liluar hapsirat publike .Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj deklaroi të enjten se aksioni e do të nisë nga njësia numër 5, ku dhe prezantoi administratoren e kesaj zone Violeta Kile.