Samiti i Vjenës, jo vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor

Më 27 gusht në kryeqytetin austriak, Vjenë, do të mbahet samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i konsideruar si kapitulli i dytë i një procesi të nisur me konferencën e Berlinit një vit më parë.Në qendër të diskutimeve do të jenë insfrastruktura rrugore, hekurudhore dhe energjitike, bashkëpunimi rajonal, rinia, emigracioni, lufta kundër radikalizmit dhe terrorizmit.Pjesëmarrjen kanë konfirmuar të gjithë udhëheqësit e vendev të rajonit, nisur që nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtuesit më të lartë të Bosnjes-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërkohë që pritet edhe një përfaqësi e Francës, që do të konfirmohet në ditët në vijim.