Rusia mund të bllokojë “Facebook-un”

Rusia thotë se mund ta bllokojë “Facebook”, nëse ky rrjet social nuk i ruan të dhënat e përdoruesve rusë në servera të vendosura në territorin rus. Ky paralajmërim u bë nga Alexander Zharov, kreu rregullator i medieve shtetërore Roskom-nadzor, disa ditë pasi Rusia bllokoi aplikacionin e mesazheve të koduara “Telegram”. Zharov i tha gazetës “Izvestia” se agjencia e tij do të zhvillojë hetime për “Facebook” deri nga fundi i vitit dhe nëse kjo platformë e medieve sociale nuk i ka vendosur të dhënat e përdoruesve rusë në territorin rus, agjencia e tij do të shqyrtojë bllokimin e saj.