Rusi, parukieri profesionist pret flokët e klientëve me sopatë (Video)

Një paruker rus në Siberi, Novosibirski, i pret flokët e klientëve me sopatë.
Daniil Istomin, pretendon se është më e lehtë të presësh flokët me sopatë se sa me gërshërë.
Videoja e parukerit të guximshëm është bërë virale në rrjete sociale ndërsa shumë i tremben kësaj mënyre të çuditshme të prerjes së flokëve.
“Unë mora disa informacione bazë mbi gjeometrinë, i kombinova ato me profesionin tim dhe i ndryshoj këndet duke krijuar variacione të ndryshme me modelet”-është shprehur ai. Danil u bë popullor pasi video ku i priste flokët një gruaje u shfaq nga një program televiziv amerikan.