Ruçi letër Metës: Të caktohet kalendari për presidentin

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Në letër, Ruçi kërkon që të Konferenca e Kryetarëve të mblidhet nesër (13 prill), ndërsa propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të jetë më 19 prill.
Ndërkohë, po sot, Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë sqaroi se nisja e procedurave për Presidentin e ri bëhet nga data 13 prill deri më 9 korrik 2017.