Rruga më e rrezikshme në botë pritet të bëhet atraksion turistik

Një rrugë malore mes provincave Trabzon dhe Bayburt në verilindje të Turqisë, e cila është cilësuar si “rruga më e rrezikshme në botë”, do të jetë atraksion turistik për të apasionuarit pas natyrës.

E zgjedhur para tri viteve si “rruga më e rrezikshme në botë” nga faqja e internetit www.dangerousroads.org e cila bën promovimin e rrugëve të rrezikshme dhe të vështira në botë, Lakorja Dereba?? lidh provincat Trabzon dhe Bayburt përmes Malit So?anl?, distancën më të shkurtër mes tyre, në lartësi prej 3.500 metrash.

Me 13 kthesa të mprehta, Lakorja Dereba?? vende-vende thuhet të jetë madje më e rrezikshme se e ashtuquajtura “rruga e vdekjes” në Bolivi, duke shkaktuar vështirësi për ngasësit e automjeteve.

Rruga në fjalë për herë të parë është ndërtuar gjatë pushtimit rus në vitin 1914 me angazhimin në punë të popullatës vendase.