Rrjeti “shkund” Forbes, artikulli për Kylie Jenner, i blerë

Një ditë më parë revista “Forbes” publikoi kopertinën e muajit gusht, në krye të së cilës qëndron 20-vjeçarja Kylie Jenner.

Prestigjiozja amerikane e radhit 20-vjeçaren në krye të listës së femrave më të pasura, me pasuri 900 mln dollarë. Kështu Jenner ja ka kaluar edhe Marck Zuckerberg, që më i pasuri në botë u bë në moshën 23-vjeçare falë krijimit të rrjetit social më të përdorur në botë. Por sot, ky lajm ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në rrjetet sociale, pasi në artikullin e “Forbes” lexohej ndër rreshta se Kylie nuk ka trashëguar asgjë nga familja.

“Mirëserdhët në epokën ekstreme të famës”, shkruajnë ndjekësit e Kyliet në “Intstagram” e “Facebook”. “Është e lehtë të bëhesh miliarderë 20 vjeç kur t’i ke një familje miliardere” shkruan një tjetër. “Unë miliardere që pasurinë e ka ngritur vetë, mund ti them Oprah Winfreyt, që është rritur në një shtëpi të vogël në Misisipi por kurrsesi Kylie. Të tjerë, kritikojnë “Forbes” për këtë kryeartikull, sipas tyre të blerë nga nëna e Kylit, Kriss Jenner.

Përgjatë vitit 2017, 20-vjeçarja arriti shitje rekord të buzëkuqit të saj “Kylie Lip Kits”, shumë i preferuar nga adoleshentet në mbarë botën. Pas Kyliet, në listën e më të pasurave të klanit Kardashian-Jenner, renditet Kim me pasuri 350 milionë dollar.