Rrëzohet në mes të skenës, e kthen në performancë perfekte

Ylli i ‘Fifth Harmony’, Normani Kordei ndërsa performonte në skenë është gjendur në një situatë të sikletshme.

Këngëtarja është rrëzuar në skenë por arriti që ta menaxhojë situatën në mënyrë perfekte.

Grupi i vajzave po performonte për fansat në Brazil,kur 21-vjeçarja u rrëzua.

Megjithatë si një profesioniste e vërtetë Normani e ktheu këtë pengesë në një kërcim duke realizuar një koreografi që vështirë se do ta realizonte edhe nëse do të kishte bërë prova më parë.