Ronaldo, akoma i dashuruar dhe xheloz për Irinën

Kanë kaluar 3 vite që kur Cristiano Ronaldo dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre që zgjati plot 4 vite.

Sot, futbollisti portugez është me Georgina Rodriguez, ndërsa topmodelja ruse me aktorin Bradley Cooper. Por, “The Sun” ka publikuar dëshminë e një miku të Cristianos, i cili thotë se sulmuesi i Realit është xheloz për Irinën.
“Ronaldo është ende i dashuruar me të. I vjen keq se si përfundoi historia mes tyre dhe shqetësohet akoma për jetën e saj. Kurrë nuk mendonte se do të ndahej nga Irina”, thotë miku.

Sipas tabloidit britanik, ndarja ka ardhur pasi në atë kohë Cristiano nuk donte një fëmijë tjetër, ndërsa Irina po.