Roli ikonë që e bëri fëmijën 1 milion dollarësh

“Home Alone” është bërë tashmë një ndër filmat më të dashur të periudhës festive të fundvitit dhe sa herë që jepet në televizor janë të shumtë ata që e shohim me qejf.

Ishte viti 1991 dhe pikërisht “Home Alone” e bëri Macaulay Culkin të parin fëmijë aktor që fitoi 1 milion dollarë për një film.

Në vitin 1992, Mack bëri filmin e dytë “Home Alone: Lost in New York”, i cili arkëtoi mbi 172 milionë dollarë në SHBA.

Ndërsa për filmin e vitit 1993, “The Good Son”, Macaulay Culkin u pagua 5 milionë dollarë, pasi i ati, njëkohësisht dhe menaxheri i tij, kërkoi që i biri të kishte rolin kryesor.

Më pas, Culkin vijoi me filma për më të rritur, ndër të cilët “Getting Even with Dad” dhe “Richie Rich”, të vitit 1994, që i siguruan atij një pagesë prej 8 milionë dollarë, më e larta e dhënë ndonjëherë për një fëmijë aktor.