Robert Pattinson dëshiron një tjetër film “Twilight”

Robert Pattinson po flet me agjentët e tij për të sjellë një film të ri të “Twilight”. Dhjetë vite pas daljes së filmit të parë që rezultoi një sukses ndërkombëtar aktori dëshiron të rishfaqet me rolin e tij të pavdekshëm Edward Cullen. Pattinson ka luajtur rolin e vampirit adoleshent në “Twilight”. Ai aktroi me Kristen Stewart, e cila vinte me rolin e Bella Swan dhe ata qëndruan të lidhur për katër vite.Pavarësisht mënyrën së ndarjes së dy yjeve, pasi Kristen e tradhtoi me regjisorin Rupert Sanders, Pattinson nuk e vë në mëdyshje idenë për tu kthyer në sagën e “Twilight”. “Unë po flas me agjentët e mi për këtë. Jam gati të rikthehem përsëri për të luajtur filmin“- tha ai për “Variety”.