Robbie Williams hap ceremoninë e Kupës së Botës

Këngëtari i njohur Robbie Williams ka bërë ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Rusi. Ai e nisi performancën me këngën “Feel”, i shoqëruar nga kërcimtarët.
Ndërsa ai performonte, në stadiumin e “Luzhnikit” u shfaqën të gjithë flamujt e shteteve që do të marrin pjesë në këtë kampionat botëror.
Pas spektaklit të Robbie, në fushë do të luhet ndeshja e parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.