Rita Ora shkon e artë në tapetin e kuq në Kinë

Ajo është seksi dhe njëkohësisht di të paraqitet me elegancë të jashtëzakonshme ku e do vendi. Ndonëse ka një stil unik që më shumë anon kah sportivja, Rita Ora shpesh herë ka ditur të mahnitë me paraqitjet plot glamur. Pas pjesëmarrjes në festivalin më të madh të muzikës në botë në Coachella, këto ditë ajo po qëndron në Kinë ku ka aranzhuar disa evente e koncerte.

Në eventin “China music Awards”, ajo ka veshur një fustan ngjyrë ari të markës Dior duke i dhënë sharmë e shkëlqim tapetit të kuq. Rita së fundmi nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, mirëpo në vitin 2015-të ajo solli dy hite, “Poison” dhe “Body on me”, këngë të cilën e realizoi në bashkëpunim me reperin amerikan Chris Brown.