Rita Ora sërish në Kosovë me një arsye të veçantë

Pavarësisht famës dhe sukseseve, këngëtarja Rita Ora nuk e harron vendin e saj. Kosova edhe pak ditë mbush një dekadë nga shpallja e pavarësisë së saj. Në 10-vjetorin e shënimit të kësaj dite, më 17 shkurt, e pranishme do të jetë edhe ylli i muzikës botërore Rita Ora. Përveç surprizave të shumta, do të jenë edhe performancat e Ritës ato që do të krijojnë një atmosferë mjaft energjike dhe patriotike. Rita Ora vite më parë erdhi në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar videoklipin “Shine Ya Light”, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri.