Rita Ora kërkon vota për këngën me Avicii

Më datë 20 gusht do të zhvillohet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2018”.

Eventi do të mbahet në “Radio City Music Hall” në New York dhe pjesë e tij do të jenë emra të shumtë nga arena ndërkombëtare.

Tre shqiptare e famshme Bebe Rexha, Rita Ora e Dua Lipa nuk mungojnë në këtë event.

Ato janë të nominuara në disa kategori. Dua në tri, Rita në dy e Bebe në një – të treja këto shqiptare presin të rrëmbejnë një çmim në jubileun e 35-të të “MTV VMA”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është e nominuar në katgeorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” dhe në kategorinë “Best Visual Effects (Klipi më i mirë me efektet vizuale)”.

Në të dyja këto kategori, ajo është e nominuar për këngën “Lonely Together”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me DJ e njohur, Avicii, vitin e kaluar.