Rikthehet seriali i famshëm“Holly e Benji”

Më shumë se 15 vjet nga edicioni i fundit (ishte viti 2002), “Holly e Benji” është gati që të rikthehet në TV. Nga prilli i vitit 2018, seriali i famshëm rreth futbollit do të transmetohet në Japoni dhe më pas në Europë.Me rastin e kupës së botës që do të zhvillohet në Rusi, Oliver Hutton, Benji Price, Mark Landers dhe të gjithë personazhet historike të edicioneve të para do të jenë gati që të përshkojnë fushat shumë të gjata në Japoni. Por ka edhe një risi, sepse aludohet se në këtë serial të ri mund të marrin pjesë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.