Rikthehet “Alias” me Jennifer Garner?

Kanë kaluar dhjetë vjet nga episodi final i “Alias”. Fansat e serialit të krijuar nga J.J. Abrams i kanë sugjeruar përherë që të sjellë në ekran aventura të reja për agjenten Sydney Bristow (Jennifer Garner), që në seritë finale dukej sikur do të jetonte një jetë të qetë me bashkëshortin e saj, Michael Vaughn (Michael Vartan) dhe me vajzën Isabelle (Julia Di Angelo). Javën e kaluar, shkrimtarët e “Alias” u mblodhën gjatë “ATX Television Festival” dhe kanë biseduar edhe për një vazhdim të serialit.

Do të ishte shumë e bukur nëse do të bëhet. Kemi folur me J.J. Abrams, por duhet të jetë ideja e duhur për ta bërë. Nëse do ta bëjmë, do të jetë vetëm me idenë perfekte” – u shpreh producenti Josh Applebaum.

 triplemedia.al