Rikthehen Mean Girls! Ja cilat do jenë aktoret e reja

Filmi i njohur ‘Mean Girls’ do të vijë për herë të tretë në kinematë botërore, ku janë zbuluar emrat e aktoreve.

Mendohet të shfaqet në tetor në Teatrin e Uashingtonit për të shkuar më pas në Broadway. Në vitin 2004, protagonistet e komedisë ishin Lindsay Lohan, Rachel McAdams, Amanda Seyfried dhe Lacey Chabert.

Këtë vit, vendin e Lohan do ta luajë Cady Heron si Erika Henningsen ndërsa vendin e McAdams do e luajë Regina George si Taylor Louderman.

Aktorë të tjerë që do marrin pjesë do jenë Kate Rockwell, Ashley Park, Barrett Wilbert Weed dhe Gray Henson.