Rihanna dhe Hassan në një takim romantik

Të gjithë e dimë se sa shumë e do Rihana ushqimin, dhe sigurisht i dashuri i saj milioner , Hassan, ka ditur të zgjedhë vendin ideal për të dalë me të, në një restorant. Ata u fotografuan teksa dilnin nga një restorant kinez në orën 2 të mëngjesit. Rihanna kishte zgjedhur një stil minimalist, e veshur me të zeza dhe pothuajse pa makijazh. Ajo qëndroi e ulur në makinë për gjysmë ore derisa Hassan doli nga restoranti, mesa duket i është dashur kohë për të paguar faturën.