“The Remains of the Day” filmi që bazohet në romanin e nobelistit

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro është shpallur fitues i çmimit prestigjioz “Nobel” në Letërsi.Përpos romaneve që kanë marrë çmime të shumta, Ishiguro ka shkruar edhe skenarë për filma dhe për televizione.Mirëpo, romani “The Remains of the Day”, i cili u botua në vitin 1980 dhe ka marrë çmimin “Man Booker Prize”, më pas është shndërruar edhe film, po me të njëjtin titull. Duke pasur sukses si roman, edhe si film ka bërë jehonë, duke u nominuar edhe për çmimin “Oscar”. Në këtë film kanë luajtur aktorët e njohur Anthony Hopkins dhe Emma Thompson.