Rekord, biletat për “Eurovision 2018” shiten brenda disa minutave

Vala e parë e biletave për festivalin “Eurovizion 2018” doli në shitje të enjten e 30 nëntorit 2017.

Biletat e valës së parë, të cilat sillen me çmim nga 35 deri në 300 euro janë shitur të gjitha për një kohë rekord, brenda pak minutave

Hapja për biletat e shitura u bë në 11:00 të mëngjesit nëpërmjet faqes zyrtare të biletave në internet, “BlueTicket.pt”.
Vala e parë e biletave është shitur në disa minuta.

Mirëpo të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë biletat e valës së parë nuk duhet të merakosen, kjo pasi do të ketë një valë tjetër të biletave në dispozicion.

Në total do të ketë katër valë të shitjeve të biletave për garën e Këngës “Eurovision 2018.”, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Biletat e mëtejshme, në kategoritë e tjera të çmimeve, duke përfshirë biletat VIP për finalen e madhe, do të dalin në shitje në një datë të mëvonshme.

Biletat për shfaqjet e mbetura, duke përfshirë gjysmëfinalet, do të jenë në shitje në valët e mëtejshme në janar 2018 pas hedhjes së shortit, ku do të caktohet se cilët shtete do të performojnë në gjysmëfinalen e parë, e cilët në gjysmëfinalen e dytë.