Reklama e duhur për makinat antiplumb Mercedes-Benz GL vs AK-47

Mënyra më e besueshme për të provuar produktin e kompanisë.

Nëqoftëse do që klientët e tu të besojnë produktin që ti shet,atëherë testoje atë vetë.Këtë gjë ka bërë Trent Kimball,CEO I TAC.Texas Armoring Corporation,është një kompani e cila është e bazuar në Teksas dhe merret me fortifikimin e makinave,SUV,furgona luksoz etj.Kjo kompani është aq e sigurt për produktin e saj,sa vetë CEO i kompanisë e ka testuar atë.Kimball,është ulur në vendin e shoferit dhe punonjësi i tij ka qëlluar xhamin e Mercedes Benz GL-class me një AK-47.Xhami i ka rezistuar shumë mirë goditjeve dhe CEO ka theksuar,se mund të merrte akoma më shumë goditje pa problem.