Rasti Weinstein bëhet film, mes producentëve dhe Brad Pitt

Bota e kinemasë që tregon veten e vet. Rasti Weinstein do të bëhet film. Mes producentëve do të jetë dhe Brad Pitt. Shtëpia e tij e prodhimit mori të drejtat e çështjes së treguar nga gazetaret e “New York Times” Jodi Kantor e Megan Twohey, të cilat përmes një dokumenti të vitit 2015 rikrijuan sistemin e kërcënimeve dhe frikësimit të përdorur nga Weinstein për t’u mbyllur gojën viktimave të tij.

Pak ditë më parë, “New York Times” dhe “New Yorker”, me gazetarin Ronan Farrow, fituan çmimin “Pulitzer”, më prestigjiozi i gazetarisë amerikane, për artikullin e publikuar mbi Weinstein, që nxorën në dritë dhunën dhe ngacmimet seksuale të ish-producentit më të fuqishëm në Hollywood.

Filmi do të tregojë prapaskenat e punës hetuese të dy gazetareve, me një narracion që të kujton filmin “Spotlight”, i cili në vitin 2015 fitoi “Oscar” për hetimet e gazetës “Boston Globe” mbi abuzimet seksuale të Kishës katolike.

Filmi mbi Weinstein do të prodhohet nga “Annapurna Pictures” dhe nga “Plan B Entertainment”, shtëpia prodhuese e Brad Pitt. Aktori ishte një ndër të paktët që nuk ka mbyllur një sy për veprimet e producentit.

Ishin vitet ’90, kur ishte i lidhur me Gwyneth Paltrow, aktorja pati një takim pune me Weinstein, që mori rrjedhën e njohur të historisë. Ajo i shpëtoi paq dhe i tregoi gjithçka aktorit, i cili u përball me të dhe i tha: “Nuk do t’i bësh më kurrë një gjë të tillë Gwyneth, në të kundërt do ta pësosh keq”.