Raporti i “Save the Children”: Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve

“Save the Children” ka publikuar së fundmi raportin “Shumë fëmijë të përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve.

Vendi ynë renditet në vendin e 77 në këtë listë me 175 vende.

Në këtë raport thuhet se në Shqipëri ka ende fëmijë që u “grabitet” fëmijëria. “Në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre”, thuhet në raport.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë në rajon, ndërsa theksohet se rreth 8.5% e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor.

Ndërkohë, një tjetër shifër interesante në raport është edhe ajo mbi adoleshentët e martuar apo që bashkëjetojnë, e cila në vendin tonë është 6.5 përqind.