Rama: Lufta kundër informalitetit do të sjellë barna më cilësore

Kryeministri Edi Rama, në një takim për informalitetin të zhvilluar me mjekët, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, theksoi se lufta kundër informalitetit do të sjellë barna më cilësore dhe të sigurta sepse “paralelisht me kërkesën për zbatimin e detyrimeve, do të angazhohemi të pengojmë ata që deformojnë tregun”. “Në vetëm 6 ditë, krahasuar me këtë periudhë të dy viteve të kaluara, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 65 milionë dollarë në 82 milionë dollarë. Është simptoma e një transformimi që do të na çojë në shifra shumë herë më të mëdha”, tha Rama