Rama entuziast për Air Albania. Nis nesër fluturimi i parë i airbusit me flamurin shqiptar

Pritja ka marrë fund!
Kompania më e re ajrore AirAlbania është gati të nisë flutirimet e para . Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aeroplani që mban flamurin kombëtar ,është gati të nisë fluturimet e tij duke filluar nga Tirana në Prishtinë. Mediat shqiptare raportuan se javën e kaluar Rama njoftoi se do të nisin fluturimet nga Tirana në Podgoricë, Sarajevë, Shkup, dhe Zagreb dhe kjo do të njoftohet edhe nga portali i njohur maqedonas investitor.me.
Rama tha se Air Albania do të nis fluturimin e saj të parë me një airbus 319, i cili do të fluturojë më 31 Gusht nga Tirana në Stamboll.
Kjo kompani ajrore është themeluar në Nëntor të 2017 me mbështetjen e Turkish Airlines që zotëron 49% të aksioneve të saj, ndërsa shteti mbulon 51% .
Vet Kryeminsitri Rama është i përfshirë në themelimin e kësaj kompanie.
Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Presidentin e turk Rexhep Taip Edogan, dhe drejtorin e Turkish Airlines për ndihmën e ofruar.