Qeveria miraton fond të veçantë për Mirush Kabashin, katërfishohet pensioni social

Me një vendim të fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pensionit për artistin e njohur, Mirush Kabashi. Në vendim thuhet se aktori, përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, përfiton shtesë në masën e katërfishit të pensionit social. Në vendim saktësohet se Kabashi përfiton edhe 280 mijë lekë të vjetra më shumë.

Në fletoren zyrtare shkruhet se qeveria në datën 29 dhjetor 2017 ka miratuar vendimin për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi.

VENDIMI Nr. 819, datë 29.12.2017 PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Edi Rama