Publikohet traileri i sezonit të ri të Game of Thrones

Seriali fenomen nga HBO, Game of Thrones më në fund lumturoi gjithë fansat me publikimin e trailerit të parë të sezonit të tij të shtatë. Në këtë shikim të parë shfaqen vetëm tre personazhe të cilët janë respektivisht kryetarët e tre familjeve kryesore në Westeros. John Snow, Daenerys Targaryen dhe Cersei Lannister paraqiten duke ecur secili drejt fronit respektiv. Nuk dihet se çfarë mund të presim nga sezoni i ri përveç një detaj që bëhet mëse i qartë në fund të trailerit, White Walkers janë shumë pranë. Në fund të trailerit gjithashtu shënohen numrat 7. 16 që sigurisht i referohen datës së premieres të sezonit të shtatë.