Publikohet traileri i filmit të parë horror në Shqipëri “Last Day” (The Best of Me)

Është publikuar më në fund traileri i filmit të shumëpritur ” The Last” (Best of Me), një film horror nga Domiciani Cristopharo – dhe konsiderohet filmi i parë horror në Shqipëri.
Ky është filmi i parë i kompanisë së prodhimit Bad Trip Bros. Ky film është përshtatur dhe shkruar nga Andrea Cavalletto dhe tregon hisotirnë e trishë të Ricardo Lopez, i cili u bë i famshëm në vitin 1996 për përpjekjen e tij për të vrarë me anë të një pakoje në formë bombe të mbushur me acid sulfurik këngëtarin e tij të preferuar Bjork.
Obsesionet e saj, pasiguritë dhe frustrimet tregohen në video. Kjo e fundit me titull ” Last Day” e kthen atë në ditën kur dërgon pakon kriminale në kompaninë diskografie të këngëtarit dhe përfundon me vetëvrasjen e tij në shtëpi, ndërsa pas tij ka një kanavace të bardhë me një shkrim mbi të “The Best of Me”.
Në rolin e aktorit kryesor në këtë film është edhe make-up artisti i njohur Jacobo Tomasini.
https://www.youtube.com/watch?v=lpJX7gYliw4