Publikohet traileri i “Deep Blue Sea 2”

Më në fund erdhi traileri i parë i “Deep Blue Sea 2”. Filmi përqendrohet tek specialistja e peshkaqenëve Dr. Misty Calhoun, e ftuar për t’u konsultuar në një projekt të fshehtë të drejtuar nga miliarderi farmaceutik Carl Durant. Ajo tronditet kur mëson se kompania po përdor peshkaqenët dem të paparashikueshëm dhe shumë agresivë si subjektet e provës. Kjo rezulton të jetë një ide e keqe…