Publikohet lista e filmave më të këqinj të vitit

Është publikuar lista e nominimeve për filmat më të këqinj të vitit, në atë që quhet ceremonia e çmimeve Razzies. Edhe pse janë filma shumë të famshëm dhe që kanë grumbulluar qindra miliona dollarë në “box office”, ato janë vlerësuar shumë pak nga kritika. Me 9 nominime ose thënë ndryshe i nominuar në të gjitha kategoritë e mundshme është filmi “Transformers: The Last Knight”. I ndjekur me 8 nominime është “Fifty Shades Darker”. Ndërkohë kandidatët për çmimet Razzies janë edhe filma të tjerë si : “Baywatch”, “The Mummy”, “The Emoji Movie”. Përsa i pwrket aktorwve, të nominuarat për çmimin “Aktorja më e keqe” janë përzgjedhur : Katherine Heigl (Unforgettable), Dakota Johnson (Fifty Shades Darker), Jennifer Lawrence (Mother!), Tyler Perry (BOO! 2: A Madea Halloween) , Emma Watson (The Circle). Ndërsa emrat e meshkujve të nominuar si “Aktori më i keq” janë :Tom Cruise (The Mummy)
Johnny Depp (Pirates of the Caribbean XIII: Dead Men Tell No Tales) , Jamie Dornan (Fifty Shades Darker”, Zac Efron (Baywatch), Mark Wahlberg (Daddy’s Home 2 and Transformers XVII: The Last Knight)