Pse kjo foto e Kate Moss ka nxehur keqazi fansat?

Pak orë më parë modelja e famshme që ka nisur karrierën e saj në moshën 14-vjeçare ka arritur të nxehë fansat vetëm me postimin e një fotoje.

Pasi ka përfunduar një set fotografik për Stuart Weitzman për koleksionin e fundit të veshjeve të tij Pranverë/Verë 2018, së bashku me Gigi Hadid, një nga këto foto e ka postuar edhe në Instagram.

Në foto shfaqet Kate teksa i ka ngulur sytë aparatit fotografik ndërkohë që Gigi është mbuluar krejtësisht nga kamera dhe po të mos ishte për këmbët e saj nuk do ta vinim re që është aty. Dhjetra fansa kanë komentuar duke thënë se e gjitha kjo ishte një mënyrë që modelja 43-vjeçare të merrte të gjithë vëmendjen për vete. Përderisa ajo ka postuar një foto të tillë ku duket sikur po tallet me kolegen e saj nuk tregon asgjë tjetër veçse një pasiguri të madhe.

“Je e pasjellshme dhe egoiste. Gigi ka postuar foto duke u shprehur se ishte krenare që punoi me ty, ndërsa ti nuk tregon as respektin më të vogël për ta shfaqur në foto”-ka qënë ky një koment i një fansi ndërkohë që dhjetra të tjerë kanë thënë se kjo është një sjellje tipike e Kate Moss.