Pse filmat horror nuk kandidohen asnjëherë për “Oscar”?

Në vitet e fundit zhanri horror është përfaqësuar nga filma cilësorë. Një pjesë e meritës është edhe e Jason Blum dhe e shtëpisë së tij të prodhimit “Blumhouse”, që kanë pasur shumë sukses.

Blum është mes atyre të përfshirë në “Split” i M. Night Shyamalan dhe “Get Out”, dy filma të vlerësuar nga publiku dhe kritika, madje edhe nga ata që s’para e pëlqejnë shumë horrorin. Por, edhe kur filmat horror janë të realizuar mirë, pse nuk kandidohen asnjëherë për “Oscar”?

“Nuk e di. Ndoshta njerëzit duan të distancohen nga dhuna, ndërkohë që ka filma shumë herë më të dhunshëm që gjithsesi nominohen për “Oscar”. Prej shumë kohësh nuk ka pasur një film të tillë në listë për këto çmime. Ndoshta mendojnë se janë të shpifur, ose diçka e tillë”, – shpjegoi Blum.