Propozim për martesë në Hënë për 145 milionë dollarë

Duke filluar nga viti 2022, do të keni mundësinë për ti propozuar për martesë dashurisë së jetës suaj, ndërsa fluturoni mbi sipërfaqen e Hënës në tingujt e “Fluturojnë në Hënë” të Franck Sinatrws.

Fluturimi ndërplanetar një-javor do të kryhet duke përdorur një anije kozmike dhe dy të dashuruarit do të udhëtojnë vetëm.

Agjencia ApoteoSurprise, një projektues i propozimeve për martesën në Francë, e specializuar në krijimin e propozimeve ekstravagante, prezanton shërbiminin krejtësisht të ri për 145 milionë dollarë.

Udhëtimi në Hënë në emër të dashurisë është gati të bëhet një realitet. Qëllimi përfundimtar i agjencisë me bazë në Paris është që të realizojë propozimin më të çmendur dhe më të paharrueshëm për martesë në 13.8 miliardë vitet e fundit.

Prej marsit të vitit 2022, të dashuruarit e elitës do të jenë në gjendje të rezervojnë të gjithë shërbimin në faqen e internetit ëëë.proposeinparis.com dhe pesë muaj më vonë gjejnë veten duke shijuar programin.